FBI publikon pamjet e masakrës
FBI-ja ka publikuar një video me pamjet e autorit të masakrës në bazën ushtarake Navy Yard, që lëviz në korridoret e kompleksit në kërkim të viktimave.Videoja paraqet pamje të ambienteve të brendshme të Marinës ku Aaron Alexis sillet nëpër korridore dhe zyra të Komandës së Operacioneve të Marinës i armatosur me një shotgun duke kërkuar që të qëllojë njerëz.Valerie Parlave, zëdhënësja e zyrës së FBI në Washington, u shpreh se ka shumë të dhëna që tregojnë se Alexis besonte se po influencohej apo kontrollohej nga valë elektromagnetike të njohura ndryshe si ELF në gjuhën ushtarake amerikane.Ajo shtoi se teknologjia ELF është një program i ligjshëm komunikimi në ushtrim, ndërsa pohoi se rezervisti i mëparshëm ushtarak kishte një histori të larmishme me probleme mendore.Alexis kishte leje kalimi në ambientet e Marinës pasi punonte si një nënkontraktor IT dhe kjo ka hapur debate të reja mbi sigurinë në ambientet e punës.Ai vrau 12 persona në masakrën e 16 shtatorit, para se të qëllohej nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri. Autoritetet deklarojnë se ai nuk kishte si objektiv individë të caktuar.