OKB, pritet miratimi i rezolutës për Sirinë
Diplomatët kanë thënë se fuqitë botërore janë afër arritjes së marrëveshjes për tekstin e një rezolute të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që kërkon nga qeveria siriane shkatërrimin e armatimit kimik të këtij shteti.Delegacioni rus në OKB thotë megjithatë se nuk është arritur marrëveshje ende.Ministrat e pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, janë takuar të mërkurën me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.Rusisa i ka rezistuar deri më tani përpjekjeve të SHBA-ve dhe aleatëve të saj që në draft rezolutë të përfshihet një ndërhyrje ushtarake sipas kapitullit VII të statutit të OKB-së nëse qeveria siriane dështon të realizojë detyrimet e saj, sipas marrëveshjes ruso-amerikane.