KE ofron 431 milionë dollarë për Sirinë

Disa shtete evropiane kanë njoftuar se kanë vendosur që të ndihmojnë Sirinë me 431 milionë dollarë, raporton Associated Press.Një deklaratë e publikuar të mërkurën nga komisioneri evropian për bashkëpunim ndërkombëtar gjithashtu ka shprehur “shqetësimin shumë të madh” për përkeqësimin e situatës në shtetin e rrënuar nga lufta civile.Gjithashtu komisioneri ka thënë se deri në fund të këtij viti gjysma e popullatës në Siri do të ketë nevojë për ndihma humanitare.Britania, Gjermania, Franca, Italia, Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Holanda dhe Komisioni Evropian kanë kontribuar për këtë ndihmë të re humanitare.