Hapa të reja drejt një traktati të ri për klimën
Si autoriteti botëror për ngrohjen globale, Komisioni Ndërqeveritar për Ndryshimet e Klimës ka nxjerrë një studim për ndikimin e ngrohjes globale që nga viti 1990. Raporti i fundit publikohet të premten më 27 shtator. Ndërkohë që shkenca për ndryshimin e klimës ka ecur me hapa të sigurt përpara gjatë dy dekadave të fundit dhe shkencëtarët janë më të sigurt se kurrë se planeti po ngrohet dhe njerëzimi është fajtor për këtë, vendet e ndryshme nuk kanë bërë hapa aq të shpejtë për të ngadalësuar këtë prirje.Historia paraqet mësime për hartuesit e politikave lidhur me shkencën, thotë K.John Holmes, analisti i Këshillit Kombëtar të Studimeve për energjinë. Në një artikull në revistën Nature ai përmend veçanërisht gjeologun dhe eksploratorin e shekullit të 19-të, Ëesley Poëell. Poëell vlerësohet për inkurajimin e zhvillimit të qëndrueshëm në terrenin e thatë të Amerikës Perëndimore.Plani i gjeologut Poëell parashikonte studime të detajuara shkencore dhe nisma për të zhvilluar burimet ujore, tokësore dhe minerale. Holmes thotë se ndërsa kolonët shkuan drejt perëndimit, ato ide shkaktuan një debat intensive politik lidhur me qasjen tek burimet natyrore dhe përshtatjen e klimës.Por të dhënat nuk i dhanë fund debatit. Ligjet për të shpërndarë burimet, nuk hynë në fuqi për dekada me radhë. Holmes thotë se trashëgimia e Poëellit na kujton rolin qendror që luan shkenca në marrjen e vendimeve, që reflektohet në raportet Komisionit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës.Këtë pikëpamje ka edhe Elliot Diringer i Qendrës për Zgjidhje për Klimën dhe Energjinë, një organizatë studimore dypartiake.“Mendon se vlerësimet e këtij komisioni janë një mundësi kritike për të përqendruar vëmendjen globale të realitetit të problemit dge urgjencës për ta zgjidhur atë”.Diringer thotë se trajtimi i ndryshimeve klimatike është realizuar në shkallë botërore përmes traktatit të ngrohjes globale të njohur si Protokolli i Kiotos. Kur afati i këtij protokolli skadoi, negociatorët ranë dakord që ta zëvendësojnë me një traktat të ri deri në vitin 2015. Zoti Diringer thotë se strategjia që po del në pah, është më funksionale dhe më gjithëpërfshirëse.Diringer thotë se vendet do të hartojnë listën e vet të angazhimeve dhe do të pranojnë të jenë objekt i vëzhgimit, raportimeve të përhershme dhe kontrollit ndërkombëtar të rregullt për këto angazhime të vullnetshme.Ndërsa negociatat për klimën vazhdojnë, po diskutohen disa marrëveshje. 90 vende u angazhuan në vitin 2009 që të pakësojnë çlirimin e gazeve të dëmshme, përfshirë për herë të parë ekonomitë më të mëdha të botës. Këto vende, përfaqësojnë 80 për qind të sasisë së gazeve të dëmshëm, premtimet e tyre nuk e kapin nivelin e duhur të pakësimit për të pakësuar ngrohjen globale”.Por ato janë një fillim i ri për një traktat gjithëpërfshirës, thotë Diringer. “Shpresojmë që kështu të krijojmë një kuadër më të qëndruëshëm që të ndihmojë në ngritjen e nivelit të angazhimit, me kalimin e kohës”.Diringer thekson se një marrëveshje e re, që do të ishte rezultat i këtyre përpjekjeve kombëtare, mund të forcojë besimin e ndërsjellë të këtyre vendeve, tek procesi dhe në aftësinë tonë të përbashkët për të përballuar sfidën e klimës.