Anullohet parada në Beograd, gazetarët: Dhunën e orkestrojnë politikanët
Autoritetet serbe kanë ndaluar Paradën e Homoseksualëve në Beograd për të tretin vit me radhë, për shkak të kërcënimeve me dhunë nga grupet djathtise.Kryeministri Ivica Daçiç ka thënë se zyrtarët e sigurisë kanë vendosur të ndalojnë marshimin e së shtunës, për shkak se i janë frikësuar dhunës së vitit 2010, kur mbi 100 njerëz janë plagosur në përleshjet midis ekstremistëve dhe policisë. Rreth 200 aktivistë homoseksualë kanë protestuar të premten vonë kundër ndalesës.Ndërkohë përfaqësues të medias akuzuan politikanët si frymëzues të dhunës. Ata ushprehën se janë politikanët ata që komandojnë huliganët. Sipas Dinko Gruhonjic, president i organizatës së Gazetarëve të Pavarur, kjo ka ndodhur që nga koha e Tarkanit, një personazh i njohur i regjimit të Milloshevicit në luftrat e Ballkanit.Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd ka thënë se është “shumë e zhgënjyer” me vendimin, ndërsa komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule, ka thënë se ai është “një shans i humbur për të treguar respektin për të drejtat themelore të njeriut”.Serbia pritet te kete pasoja serioze ne lidhje me procesin e integrimit te saj ne BE pas ketij vendimi qe eshte i ngjashem me tre vendime te tjera, ne 2009, ne 2011 dhe ne 2012.Nje vendim i Gjykates Kushtetuese te Serbise ka dale me argumentin se ndalimi i parades ne vitin 2009 (dhe per pasoje dhe cdo ndalim tjeter i saj me te njejtat argumenta) eshte antikushtetues.