“Heroina” e policisë greke, 24-vjeçarja që arrestoi vrasësin e këngëtarit
Mediat në Greqi kanë publikuar foton e një punonjëseje të policisë, 24-vjeçares Angelika. Policja greke u bë e njohur për guximin që tregoi gjatë ndërhyrjes për arrestimin e vrasësit të këngëtarit grek, Pavlos Fissas, në 17-Shtator.Sipas dëshmitarëve, Angelika ishte në patrullim kur pa turma njerëzish që i ishin afruar këngëtarit që ishte në grahmat e fundit të jetës dhe u afrua e shkoi pranë viktimës, i cili arriti t'i tregonte me gisht se kush ishte vrasësi.Policja e re vrapoi në drejtimin që i diktoi këngëtari grek, dhe arriti t'i vinte prangat vrasësit. Më pas ajo vuri re thikën e gjakosur që autori i krimit kishte hedhur pranë një makine dhe e sekuestroi atë. Qëndrimi dhe guximi i Angelikës kanë tërhequr vëmendjen e medias dhe të publikut në Greqi në një kohë kur vrasja e këngëtarit, Pavlos Fissas, ka nxjerrë në dritë edhe lidhjet mes "Agimit të Artë" dhe një pjese të policisë.Pikërisht për heroizimin e treguar, Presidenti grek, Karolos Papulias, ka ftuar policen 24-vjeçare në një takim për ta nderuar atë për shembullin e mire.