Vulin: Vrasja e doganierit të EULEX, jo pengesë dialogun

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serisë, Aleksander Vulin ka thënë të enjten në Bruksel se vrasja e doganierit të EULEX-it në veri nuk do të ndalë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton B92."Një arsye thelbësore për vizitën tonë ishte për të treguar se vrasja tragjike e doganierit të EULEX-it nuk do të ndalojë procesin e dialogut në lidhje me gjërat që janë të planifikuara”, ka thënë Vulin.Ai shpjegoi se ky raund i dialogut në nivelin e grupeve të punës çoi në çështjet që lidhen me gjyqësorin dhe policinë.“Sigurisht, Serbia mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjes së Brukselit dhe neutralitetit të statusit të kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Vulin.