Trupi i pajetë i doganierit të EULEX kthehet në Lituani, zotime për të zbardhur vrasjen

Prishtina dhe EULEX-i premtojnë zbardhjen e vrasjes së oficerit lituanez, Audrius Senavicius. Në ceremoninë e përcjelljes së trupit të pajetë nga Prishtina për në vendin tij, shefi i EULEX Boshard dhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga u angazhuan para familjes së oficerit të vrarë se ky akt nuk do të kalojë pa u ndëshkuar."Asnjë fjalë nuk mund ta zbehë dhimbejn tuaj, por për një gjë jam i sigurt dhe këtë mund t'ua premtoj se, nuk do të lëmë gur pa rrotulluar në përpjekjet tona për të sjellë autorin ose autorët para drejtësisë. Nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë që krimi, dhuna dhe kërcënimet, të na zmbrapsin nga përmbushja e misionit tonë. Besoj se kjo do të ishte dëshira edhe e kolegut tonë të vrarë. Në këtë përpjekje tonë, ne qëndrojmë të bashkuar, Bashkimi Evropian, dhe të gjithë partnerët tanë, qëndrojmë fuqishëm prapa misionit evropian. Të gjitha palët kanë premtuar të gjithë përkrahjen për të gjetur autorët"- tha shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt."Ky sulm është sulm mbi vlerat tona të përbashkëta! Nga forcat shkatërruese që duan ta ngufasin përparimin e Kosovës, që duan t'i përmbysin arritjet tona të shumta dhe që kanë për qëllim të mbjellin mosbesimin dhe frikën në zemrat e qytetarëve të Kosovës, që po përpiqen dhe po bëjnë sakrifica të mëdha për të transformuar shtetin tonë në një vend më të mirë", tha presidentja Jahjaga.Senavicius është pjesëtari i parë i EULEX-it, i cili bie vritet në krye të detyrës prej kohës që ky mision u instalua në Kosovë. Ai u vra në një pritë, ku u sulmuan dy vetura të EULEX-it, teksa po ktheheshin nga pika kufitare në Jarinje për në jug të Mitrovicës. Ende nuk është përcaktuar numri i personave që morën pjesë në këtë atentat, i cili besohet se ka qënë i planifikuar deri në detaje.