Sulm me bombë në Athinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2013, 08:25
Një bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm para zyrës së taksave, në një lagje të pasur të Athinës, duke i shkaktuar dëme ndërtesës, por asnjë person nuk është lënduar, raporton Reuters.Policia ka rrethuar zonën në lagjën Kifissia, ku jetojnë shumë biznesmenë dhe politikanë, pasi një person i pa identifikuar ka marrë në telefon një gazetë greke duke i thënë se bomba do të shpërthente brenda 30 minutash.Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, që sipas policisë ka qenë I përmasave jo të mëdha.Rastet e tilla që realizohen nga grupe guerile janë të shpeshta në Greqi, shtet ky që gjithashtu ka vështirësi të tejkalojë krizën më të rëndë financiare në dekada.