Thaçi takon Ashton në New York, bisedojnë për zgjedhjet e 3 nëntorit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Nju Jork, ka takuar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton, me të cilën ka biseduar për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Në njoftimin e lëshuar nga zyra për informim e Ashton, thuhet se në takim, baronesha ka vlerësuar progresin e arritur nga Kosova në rrugën evropiane.Thaçi dhe Ashton gjithashtu kanë diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e zhvilluar në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e BE-së.Në mënyrë të veçantë sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, dy bashkëbiseduesit u përqendruan në zgjedhjet komunale në Kosovë të cilat do të mbahen më 3 nëntor, ku Ashton ka përgëzuar përpjekjet e kryeministrit Thaçi për të siguruar zgjedhje të drejta dhe me pjesëmarrje të gjerë.