Kosovë, trupi i pajetë i doganierit të EULEX-it kthehet në Lituani

EULEX-i organizon sot në Aeroportin e Prishtinës një ceremoni përkujtimore për doganierin e EULEX-it Audrius Senaviçius, i cili u vra javën e kaluar në rajonin e Zveçanit në Kosovë. Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Audrius Senaviqius do të kthehet në Lituani me një aeroplan ushtarak.Ceremonia do të mbahet në pjesën ushtarake të aeroportit, ku fillon me hyrjen e arkivolit me trupin e Audrius Senaviqius, dhe më pas interpretimi i himnit të Bashkimit Evropian dhe atij të Lituanisë.Në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në Aeroportin e Prishtinës, do të mbajnë fjalime presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, si dhe zyrtarë të Lituanisë.