Libia dhe Grenada njohin Kosovën, shkon në 103 numri i njohjeve të pavarësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2013, 18:35
Libia është shteti i 103-të që e ka njohur Kosovën, duke shënuar kështu dhe njohjen e dytë brenda ditës për shtetin më të ri në Ballkan.
Libia bëhet shteti i 103 që e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Lajmi është konfirmuar para pak çastesh kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia, Ali Zeidan.
“Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia”, ka thënë kryeministri i Thaçi.
Dy kryeministrat u pajtuan që në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Libia të themelojnë misionet diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët.
Grenada njeh Kosovën, shkon në 102 numri i njohjeve të pavarësisë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë një takimi në Nju Jork, me ministrin e jashtëm, Nickolas Steeele, e ka pranuar edhe zyrtarisht njohjen nga Grenada, ka njoftuar qeveria e Kosovës.
Gjatë takimit Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Steele, nënshkruan edhe formalisht themelimin e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve.Në rrjetin Twitter, këtë njohje e konfirmoi edhe ministrja e integrimeve evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka shfaqur “shpresën se edhe shtetet e tjera të Karaibeve do ta njohin Kosovën”.Kryeministri Hashim Thaçi, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, e ka falënderuar ministrin Steele, për njohje.Zoti Steele theksoi se “kemi kënanqësinë që të jemi shteti i 102-të, që e njohim Republikën e Kosovës”.Thaçi dhe Steele kanë nënshkruar edhe vendosjen formale të marrëdhënieve diploamtike ndërmjet dy shteteve.