Serbia nuk dorëzon listën për rekrutimet në FSK, pa rezultat takimi në Bruksel

Ka përfunduar pa rezultate takimi në Bruksel i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.Pas takimeve, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se janë zhvilluar bisedime në formatin bilateral me Bashkimin Evropian dhe nuk ka pasur takime tre paleshe.Sipas saj, bisedimet u përqendruan në avancimin e procesit të integrimit të individëve serb nga pjesa veriore e vendit në institucionet e shtetit të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë.Ajo theksoi se për sa i takon çështjeve të policisë pala serbe nuk ka dorëzuar listën e personave të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës përkundër faktit që kjo listë është dashur të dorëzohet me 16 shtator në përputhje me konkluzionet e Brukselit dhe përkundër faktit se pala serbe kishte premtuar se do ta realizojë ketë obligim pas zvarritjesh të shumta në këtë çështje.“Në mungesë të listës së individëve serb për integrim ky raund i bisedimeve nuk ka mundur të jap rezultatet e pritura, ngase hapat tjerë rreth integrimit ndërlidhen me dorëzimin e kësaj liste. Pala e Kosovës nga ana e saj i ka përmbushur të gjitha obligimet zbatuese për sa i takon obligimeve të deritashme dhe ka bërë të ditur se pa u dorëzuar kjo listë procesi i zbatimit nuk mund të përparojë”, ka thënë Tahiri, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria.Duke folur për bisedimet rreth çështjeve të drejtësisë, Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht faktin se ligji për amnistinë do të hyjë në fuqi javën tjetër dhe se kjo do të hap rrugë për përshpejtimin e integrimit të gjykatësve dhe prokurorëve serb të cilët kanë dëshirë të bëhen pjesë e institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.Zëvendëskryeministrja Tahiri ka kërkuar që Serbia të mos e zvarritë procesin e implementimit të marrëveshjeve, por të plotësoj me kohë dhe mënyrë përmbajtjesore obligimet e saja si palë në këtë dialog.Në takim janë trajtuar edhe aspekte tjera të zbatimit të marrëveshjes së 19 Prillit dhe ka qenë konstatim i përbashkët se përfundimi i procesit të zhbërjes së strukturave ilegale në drejtësi dhe siguri si dhe kompletimi i procesit të integrimit do të ndihmojnë për normalizimin e gjendjes në pjesën veriore si dhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve.