Fule: Ka ardhur koha për zgjidhjen e emrit
Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle deklaroi se ka ardhur koha për të zgjidhur kontestin e emrit.Këtë deklaratë ai e bëri në Nju Jork, pas takimeve intensive me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.Fyle i bëri thirrje Shkupit dhe Athinës që të forcojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për kontestin e emrit, me qëllim të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian që vite me radhë i dedikohen Maqedonisë për të filluar negociatat për anëtarësim.“Unë kam shprehur përkrahjen për këtë proces dhe sërish kam ftuar të dyja palët sa më shpejt të bëjnë të mundur që të zgjidhin këtë çështje. Kjo është edhe arsyeja që ky vend nuk po mund të bëj hapin e radhës që i rekomandon KE, dhe kjo është hapja e negociatave për anëtarësim. Unë nuk dua që paraprakisht të gjykoj se çfarë do të ndodhë këtë vit me raportin e përparimit, por mendoj se ka ardhur koha për të zgjidhur këtë çështje”, theksoi eurokomisioneri Fyle, i cili gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar edhe me ndërmjetësin për zgjidhjen e kontestit të emrit, diplomatin e OKB-së, Metju Nimic.