Jahjaga: Zgjedhjet vendore nuk nënkuptojnë bashkëqeverisje

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga beson se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë një mundësi e mirë që dhe serbët e veriut të integrohen në shtetin e Kosovës.Në një intervistë për radio Evropën e Lirë Jahjaga thotë se rezultatet e marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tashmë janë të prekshme."Rezultatet e marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tashmë janë të prekshme. Prej tyre do të veçoj mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 Nëntorit, zgjedhje këto që do të jenë gjithëpërfshirëse dhe do të mbahen në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Qytetarët e kanë mundësinë t'i zgjedhin strukturat legale dhe legjitime, komuniteti serb t’i zgjedhë zyrtarët që i përfaqësojnë interesat e tyre. Do të thotë një kthim i normalitetit, i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, dhe shpërbërje të të gjitha strukturave paralele dhe ilegale. Në çdo forum dhe në çdo komunikim, është bërë e qartë që marrëdhëniet tona janë më të mira se sa para nisjes së dialogut" theksoi ajo.Jahjaga thotë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë çon drejt stabilizimit të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet mes tyre nuk mund të mbajnë peng të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit.Pavarësisht se Prishtina ka bërë disa lëshime, presidentja kosovare Atifete Jahjaga thotë se ligjet dhe kushtetuta e Kosovës  duhet të respektohet edhe posaçërisht në pjesën veriore të territorit të Kosovës