Salustro kundër lirimit të Limaj, paralajmëron dërgimin e çështjes në Apel

Prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro, nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës për lirimin nga aktakuza e Fatmir Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij.“Edhe pse më 17 shtator gjykata ka dhënë arsyet e pamohueshme juridikisht dhe në bazë të drejtësisë kristal të pastra, për lirimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve, prokurori Salustro vazhdon me të veten”, është shprehur avokati Tomë Gashi.Limaj sëbashku me të akuzuarit e tjerë u liruan nga akuza për krime lufte edhe në procesin gjyqësor të nisur në maj të vitit 2012. Megjithatë, prokurori, ka paralajmëruar ankesë.Në këtë mënyrë pritet që çështja “Kleçka” për Fatmir Limajn dhe të tjerët do të shkojë në bazë të ankesës së prokurorit në Gjykatën e Apelit.