Vazhdojnë hetimet për Agimin e Artë

Zhvillime të njëpasnjëshme në gjirin e policisë greke, po shënohen për shkak të ngjarjeve të lidhen me Agimin e Artë.Sipas mediave greke do të lëvizin nga postet e tyre disa policë dhe zëvendësohen me oficerë të tjerë me qëllim "që të garantohet në mënyrë absolute objektiviteti i hetimeve të shërbimit të kontrollit të brendshëm", lidhur me denoncimet për implikim të pjesëtarëve të policisë me partinë Agimi i Artë.Me urdhër të ministrit të rendit publik dhe mbrojtjes së qytetarit, Nikos Dendias, ka filluar një hetim i zgjeruar pas publikimeve në shtyp për implikim aktiv të policëve në veprimtari të Agimit të Artë, si dhe për një pjesëmarrje të mundshme të tyre në kryerjen e veprave penale.Gjithashtu, prokurori i gjykatës së lartë, Haralambos Vurliotis që drejton hetimet për 32 çështjet penale ku implikohen pjesëtarë apo mbështetës të Agimit të Artë, ka filluar shqyrtimin e dëshmitarëve.Dëshmitarët e para që janë afruar për të dëshmuar janë gazetarë që kanë marrë intervista nga ish pjesëtarë të Agimit të Artë apo kanë publikuar rrëfime nga veprimtaria e partisë në fjalë. Vrasja me thikë e 34-vjeçarit Pavlos Fyssas, të mërkurën e shkuar në Athinë, ka forcuar një ndienjë anti-fashiste në shtetin helen.Një i dyshuar është ndaluar, ndërsa hetime kanë nisur ndaj të gjithë Agimit të Artë,  rrezikon deri nxjerrjen jashtë ligjit nëse vërtetohet përfshirja e tij në këtë vrasje dhe një seri rrahjesh të emigrantëve e krime të tjera që kanë ndodhur në vend.Një parti me një mbështetje të papërfillshme në dekadën e parë të viteve 2000, Agimi i Artë fitoi 7% të votave popullore dhe 18 deputetë në zgjedhjet e përgjitshme të 2012-s.Sondazhet që prej atëherë treguan një rritje të mëtejshme në mbështetje, por Agimi i Artë duket se ka rënë përsëri në nivelin e 7%, pas kësaj vrasje.