Raund i ri i negociatave për emrin e Maqedonisë
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç do të intensifikoj procesin për gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit.Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon theksoi se Nimic gjatë javëve në vijim do të zhvillojë një takim të ri mes palëve negociatore të Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit.“Sekretari i përgjithshëm sinqerisht po shpreson se këto bisedime do të hapin rrugën për negociata më serioze dhe të arrihet një zgjidhje e pranueshme”, theksoi Nesirski.Lidhur me kontestin e emrit, në Nju Jork, ndërmjetësi Nimic ka zhvilluar takime me eurokomisionerin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, për t`u njohur me procesin e negociatave dhe qëndrimin e palëve, ndërsa për këtë çështje është biseduar edhe në takimin mes ministrit të jashtëm grek Venizelos dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.Takimi i fundit i Nimicit në Shkup dhe Athinë përfundoi pa asnjë marrëveshje, ku të dyja palët shprehën qëndrime kontradiktore për të gjetur një propozim për tejkalimin e këtij kontesti.