Mediat ruse: Takim Lavrov-Rama në Nju Jork. Biznesi rus i interesuar për investime në Shqipëri
“Biznesi i Rusisë ka treguar interes për projektet ekonomike në Shqipëri”. Deklarata është bërë nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.“Lavrov ka theksuar interesimin e biznesit të Rusisë për një numër të projekteve ekonomike në Shqipëri”, thuhet në një raport të Ministrisë së jashtme ruse, informon agjencia Itar-Tass.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur për qasjen e kabinetit të tij për intensifikimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. Rama dhe Lavrov, po ashtu, diskutuan edhe për situatën në Ballkan.Të dy palët u pajtuan për të mbajtur konsultime të rregullta në nivel të ministrive të jashtme të të dy vendeve, që do të fokusoheshin në çështjet evropiane.