Konsulli i Nderit të Meksikës vizitë në Kuvajt, ftesë nga ministri i informacionit
Ambasadori i Kuvajtit në vendin tonë Najeeb Abdulrahman Albader ka vizituar konsullatën e Meksikës në Tiranë ku është pritur nga Konsulli i Shteteve të Bashkuara të Meksikës z. Ylli Ndroqi.Qëllimi i kësaj vizite të parë zyrtare në Konsullatën Meksikane në Tiranë ishte ftesa që Ambasadori Albader i ka bërë konsullit Ndroqi, në emër të ministrit të informacionit të Kuvajtit për të vizituar këtë shtet.
Nga ana e tij konsulli Ndroqi e falenderoi ambasadorin e Kuvajtit, Albader për këtë ftesë dhe i garantoi atij se do të punojë për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet dhe për të krijuar një urë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve.Konsulli i nderit i Meksikës Ylli Ndroqi do të zhvillojë në një vizitë zyrtare në Kuvajt nga data 1 deri në 4 tetor ku do të takohet me ministrin e informacionit të këtij shteti.
Kjo vizite do ti shërbejë thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve historike që lidhin dy vendet tona në të gjitha fushat.Kjo vizitë e parë zyrtare e konsullit Ndroqi në këtë shtet ka si qëllim zhvillimin e marrëdhënieve në nivele më të larta, të bashkëpunimit në fushën e medias ndërmjet dy vendeve. Në fund të takimit ambasadori Albader i dhuroi konsullit Ndroqi një dhuratë simbolike, të shtetit të Kuvajtit, e cila simbolizon përpjekjen e tij të pashembullt, në fushën e medias dhe kontributin e tij në konsolidimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy shteteve tona.