KVV publikon raportin final për zgjedhjet e 23 qershorit: KQZ-ja politike
Koalicioni i vëzhguesve vendorë publikoi sot raportin final për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.Në një konferencë për shtyp, KVV ka publikuar problematikat që janë konstatuar në zgjedhje duke theksuar se një prej tyre është vendimarrja politike e anëtarëve të KQZ-së.“Vendimmarrja e anëtarëve të KQZ-së ka qenë në bllok sipas linjave politike në varësi të secilës kamp politik, dhe bllokuese duke mos arritur vendimarrjen e cilësuar me 5 vota. KQZ vazhdoi me një rrjedhje jo normale me 4 anëtëra. Administrata e KQZ është treguar e pasaktë dhe jo profesionale në disa raste sa i takon materialeve që i prezantoi KQZ" deklaroi Koalicioni i Vëzhguesve vendorëSipas KVV-së ka pasur mungesë vullneti dhe profesionalizmi për zbatimin e projektev pilot për numërimin elektronik.Gjithashtu Koalicioni ka theksuar se presidenti Nishani ka dekretuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve në skajin e fundit të afatit ligjor.“Presidenti ishte një aktor i rëndësishëm. Dekretimi i datës së zgjedhjeve u krye në skajin e fundit të afatit ligjor duke mos i lënë kohë Ministrisë së Brendshme të kryejë dhe të plotësojë detyrimet që i cakton Kodi Elektoral” thekson KVV-ja.Gjithashtu Koalicioni ka kritikuar edhe disa nga vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor që KVV-së në disa raste kanë qënë jo profesionale.“Në disa raste me vendimmarrjen e Kolegjit është mbivendosur qartazi vendimmarrja që Kodi Zgjedhor ia cakton KQZ . Në disa raste, vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka qenë jo profesional dhe jo i argumentuar” thuhet në raport.