Shpërthimet, Ambasada apel amerikanëve: Kujdes ku parkoni

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një mesazhi të publikuar në faqen e saj zyrtare informon shtetasit e saj që jetojnë në Shqipëri për rritjen e rasteve të përdorimit të eksplozivit me qëllim shkatërrimin e pronës të disa personave në Shqipëri.Personeli i ambasadës së SHBA-së është këshilluar të bëjë kujdes sa i takon parkimit të makinave  në parkingje të pambikëqyrura dhe të përdorin alarmin e sigurisimit të makinave.“Shtetasit amerikanë, të monitorojnë mediat lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare sa i takon rasteve të tilla. Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë të praktikojnë masa të mira sigurie personale. Të kenë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhur për sigurinë e tyre personale”- thuhet në njoftimin për shtyp që është publikuar në faqen online të ambasadës së SHBA-së.