Thaçi i kërkon Venizelos njohjen e Kosovës, merr pjesë në pritjen e Obamas

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij në Nju Jork, merr pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pritja vjetore nga Presidenti Obama dhe zonja e parë, këtë vit organizohet me rastin e sesionit vjetor të 68-të me radhë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara.Në këtë pritje janë të ftuar të gjithë burrështetasit e vendeve anëtarë të Kombeve te Bashkuara, dhe me këtë rast edhe Kryeministri Thaçi merr pjesë me ftesë zyrtare të Presidentit Obama.Kryeministri Thaçi përveç takimit me Presidentin Obama gjatë kësaj pritje do të ketë takime edhe me lider të vendeve të ndryshme të botës.Po sot kryeministri Thaçi ka takuar Ministrin e Jashtëm grek Evangelos Venizelos nga i cili ka kërkuar ndryshim të qëndrimit sa i përket njohjes se shtetit të Kosovës.Ndërkohë Thaçi ka takuar edhe Kryeministrin e Libise Ali Zeidan. Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve te Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, si dhe Ministri i Jashtëm i Libisë Mohamed Abdulaziz. Kryeministri Thaçi ne takim e ripërsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës nga shteti i Libisë.