Daka: Asnjë aplikim nuk do të kalojë pa u verifikuar; VV kundër: Të refuzohen

Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga KQZ-ja që të refuzojë të gjitha aplikacionet nga Serbia që janë dorëzuar pas datës 17 shtator pasi ka qenë data e fundit, gjithashtu thonë se OSBE-ja ka filluar grumbullimin dhe regjistrimin e aplikacioneve pa marrëveshje me KQZ-në dhe se do shtyhet edhe afati i sfidimit i cili është nesër, e që edhe kjo është shkelje ligjore.“Unë ftoj KQZ-në që t’i refuzojë komplet aplikacionet pa i futur në procedim dhe vlerësim, sepse përveç që kanë ardhur në një proces të kriminalizuar dhe të manipuluar ato kanë ardhur edhe pas afatit të shtyrë edhe për të dytën herë deri tani. Në anën tjetër aplikacionet kanë ardhur edhe në mbrëmjen e djeshme por pritet që edhe sot të sillet një numër i tyre...në njërën anë OSBE-ja ka filluar këtë operacion zgjedhor pa marrëveshje me KQZ-në edhe përkundër refuzimit të KQZ-së, ndërsa KQZ-ja në heshtje po i pranon këto aplikacione është përfshirë në shkelje të Ligjit dhe rregullave, të dyja palët janë të përfshira por KQZ-ja tash po e bënë edhe formalisht dhe nuk po mblidhet që të merr vendim”, ka thënë ai.Madje ai akuzon edhe anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ që bashkë me Valdete Dakën po i bëjnë presion kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së që t’i pranojnë aplikacionet dhe t’i procedojnë. Rrustemi thotë se Daka po i shmanget mbledhjeve të KQZ-së për të diskutuar këtë çështje.Por, KQZ-ja ka përgjigje për këto. Kryetarja Valdete Daka thotë se është çështje teknike ato që po vijnë pas datës 17 , pasi u duhet kohë derisa të mbërrijnë në KQZ.Kur flet për OSBE-në, Daka thotë se e ka pasur rolin vetëm të postierit por që së shpejti do të arrijnë marrëveshje me ta për të tjerat çështje, ndërsa lidhur me afatin Daka thotë se nuk do ndryshohet data dhe se po punojnë me tre turne.Rrustemi ndër të tjera ka thënë se procesi zgjedhor është në një situatë kritike gjë të cilën Daka e ka mohuar.