Garda e nderit të EULEX-it rreshtohet pranë Audrius Šenavičius
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2013, 17:02
Garda e nderit e EULEX-it është rreshtuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore ku trupi i Audrius Senavicius po mbahet para se të riatdhesohet në Lituani.Ricardas dhe Grazina dy kolegë të Audriusit në EULEX të cilët gjithashtu janë Lituanezë e kanë vizituar Departamentin e Mjekësisë Ligjore këtë fundjavë në shenjë nderimi për Audriusin dhe kanë sjell disa lule, thuhet në një njoftim të EULEX-it.Ricardas kishte punuar bashkë me Audriusin në Mitrovicë dhe e kujton atë si një person shumë të qetë, miqësore dhe të hareshëm, i cili gjithmonë ishte i gatshëm t’i ndihmonte kolegët e tij kur ata kishin nevojë për ndonjë ndihmë apo mbështetje.