Ministri Ahmetaj merr pjesë në konferencën e Inisiativës së Europës Qëndrore

Në kuadër të presidencës Hungareze të Inisiativës së Europës Qëndrore, u organizua një konferencë me fokus në menaxhimin e krizës dhe themelet për zhvillim në të ardhmen. Fuqizimi i lidhjeve midis SME-ve të vendeve pjesëmarrëse, bashkëpunimi tregtar dhe instrumentat e përballimit të krizës ishin temat qëndrore që u diskutuan në konferencë.Fjala hyrëse u mbajt nga Ministri hungarez për Ekonomi Kombëtare, z. MihályVarga, i cili theksoi sesi vendet e Visegrád-it kanë ndarë eksperiencat e krizës dhe menaxhimit të saj, si dhe mundësitë për bashkëpunim të SME-ve.Nderkohe Ministri i Shqipërisë për ZhvillimEkonomik, Tregti dhe Sipërmarrje, z. Arben Ahmetaj shpjegoi rëndësinë që luan MZHETS në hartimin e një strategjie të zhvillimit ekonomik, që do të krijojë mes të tjerave edhe kuadrin e duhur institucional dhe financiar, për ti dhënë SME-ve mbështetje thelbësore, si dhe theksoi rëndësinë që ka për vendin, nxitja e investimeve të huaja.Ai sqaroi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm rajonal, në kudër dhe të CEFTA-s. Ministri Ahmetaj shpjegoi sesi zbatimi sa më i plotë i detyrimeve në CEFTA është i lidhur ngushtë me dinamikën dhe procesin e integrimit Europian, sidomos për vendet e Europës Juglindore.Së fundi, ministri Ahmetaj foli dhe për mundësitë për bashkëpunim në fushën e energjisë.Në kuadër të vizitës së tij në Budapest, Ministri Ahmetaj gjithashtu zhvilloi takime bilaterale me homologun hungarez, z. Mihály Varga, Ministër i Ekonomisë dhe me z. Péter Szijjártó, Sekretar i Shtetit dhebashkë-kryetar i Bashkëpunimit Ekonomik Shqiptaro- Hungarez. Ministri organizoi takime dypalëshe edhe me disa kompani hungareze të sektorëve të ndryshëm, si naftë dhe gaz, ujësjellës etj.Një arritje e madhe e këtij takimi mes ministrave ekonomikë të rajonit ishte deklarimi nga ana e pjesëmarrësve që nuk duan që thjesht të ndahen problemet me njëri-tjetrin, por të vazhdojnë përpjeket për të kërkuar mundësi bashkëpunimi, për të mësuar nga eksperiencat e njëri-tjetrit dhe për të koordinuar më mire pikëpamjet e tyre në Bruksel.Inisiativa e Europës Qëndrore përbëhet nga 18 shtete partnere dhe u ngrit pas ndryshimit të regjimeve diktatoriale në Europën Qëndrore dheLindore, me qëllim forcimin e dialogut dhe krijimin e një partneriteti dhe koordinimi politik, ekonomik dhe kulturor. Kjo konference solli sëbashku të gjithë ministrat e ekonomisë të vendeve partnere, duke forcuar më tej lidhjet në kuadër të strategjisë për bashkëpunim të huaj ekonomik.