Berisha në fb për administratën: Rama prish konsensusin, minon statusin e vendit kandidat
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar sot lidhur me spastrimet në administratë nga mazhoranca e majtë. Përmes rrjetit social facebook, Berisha akuzon Ramën se po prish konsensusin e dates 4 maj duke shtyre hyrjen ne fuqi, sipas parashikimit, te Ligjit per Sherbimin Civil, qe ishte njeri nga tre kushtet qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat.“Te dashur miq, Edvini po prish konsensusin e dates 4 maj duke shtyre hyrjen ne fuqi, sipas parashikimit, te Ligjit per Sherbimin Civil, qe ishte njeri nga tre kushtet qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat. Kete veprim po e ben per te vendosur ne gijotine administraten publike te vendit, per kualifikimin e te ciles jane shpenzuar qindra milion euro nga shteti dhe partneret tane” shkruan Berisha.Sipas Berishës, përmes këtij aksioni Kryeministri Rama po minon marrjen e statusit në dhjetor, qe sipas tij ishte i sigurt.“Eshte kjo administrate qe me aftesite, perkushtimin e saj, projektoi dhe zbatoi keto 8 vite nje univers reformash qe bene te mundur anetarsimin e Shqiperise ne NATO, firmosjen dhe zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave dhe rekomandimin per statusin e vendit kandidat. Keto reforma garantuan rritjen ekonomike, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, ndertimin e mbi 10 mije km rruge, 1300 shkollave, 700 ujesjellesave dhe kanalizimeve, 400 qendrave shendetesore dhe spitaleve, etj. Rama njeriu qe 8 vjet punoi kunder integrimit tani prish konsensusin dhe minon statusin qe ishte i sigurt! Ky eshte vetem fillimi!!” përfundon ai.