Kosovë, veteranët e UÇK-së kërcënojnë me bllokim të zgjedhjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2013, 09:08
Kryesia e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së në Kosovë, ka paralajmëruar se do të bllokojnë procesin zgjedhor, nëse qeveria nuk realizon premtimet e dhëna dy vjet më parë. Përfaqësues të Këshillit kanë paralajmëruar sërish daljen në rrugë, për mosrealizim të premtimit që ua dha Qeveria, e që rezultoi me ndërprerjen e grevës 61 ditëshe.Kryetari Xhevdet Qeriqi ka thënë se kërkesat e veteranëve, nuk janë të vështira për tu realizuar.Ai ka kritikuar edhe kryetarin e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çekun, për të cilin ka thënë se ka harruar veteranët, duke u marrë me fushatë elektorale.