Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, punë e vështirë, jetesë më e vështirë

Pas më shumë se 4 muajsh që nga fillimi i rikonstruksionit të repartit 200, ose siç njihet ndryshe Reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Sharrës në Tiranë vazhdon të mbetet në kushte të vështira, ku mbi 200 forca qëndrojnë në ambiente të papërshtatshme.Efektivët pranojnë jashtë kamerave se prej kohësh janë lënë në harresë,ku qëndrimi i tyre në ambjetet e repartit është kthyer në një sfidë të përditshme. Prej më shumë 4 muajsh rreth 200 efektivë të repartit qëndrojnë nga 20 persona në dhoma, të cilat më parë kanë shërbyer si magazina mallrash.Burime pranë këtij reparti thonë se nisja e rikonstruksionit pritet të përfundojë pas 24 muajsh, ndërsa gjatë kësaj kohe vendi i gjetur pas godinës ekzistuese për akomodimin e tyre është jashtë standarteve teknike apo dhe shëndetësore. Sipas tyre prej gjatë kësaj periudhe detyrohen që të rrijnë mbi 20 persona në një dhomë, ndërsa krahas kësaj rrogat janë fare të papërfillshme prej 35 mijë lekësh mesatarja.Një tjetër problem i forcave speciale të FNSH-së mbeten dhe dietat të cilat nuk i marrin prej gati 1 viti, ku mësohet se iu është hequr dhe ushqimi. Deri më tani ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë repart, ndërsa mbi 200 forca të FNSH do të duhet të presin edhe dy vite deri në përfundimin e godinës së re.