Meta takon ambasadorin bullgar: Bashkëpunim të mëtejshëm

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot ambasadorin e  Bullgarisë në Tiranë, Dimitar Arnaudov.Duke i uruar suksese në detyrën e tij të re si Kryetar i Kuvendit, ambasadori i Bullgarisë  i përcolli dhe një mesazh urimi nga ana e Kryetarit të Parlamentit të Bullgarisë, Mihail Mikov.Kryetari i Kuvendit e siguroi amabsadorin bullgar se ekziston i gjithë vullneti për intensifikim dhe shkëmbimin e eksperiencave ndër-parlamentare nëpërmjet grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare, si dhe stafit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Bullgarisë.Gjatë takimit ambasadori bullgar dhe Kryetari i Kuvendit, Meta shkëmbyen mendime rreth forcimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimin në fushat, ekonomike, transportit, infrastrukturës, tregtisë dhe energjetikës.