“Pak fjalë dhe shumë punë”, Tahiri 60 minuta me shefin e akuzës dhe të SHISH

Tre personat më të rëndësishëm të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe sigurisë në vend,kanë zhvilluar një takim demostrativ në qender të Tiranës, si për të treguar se këto fenomene tanimë do të kenë përgjigje.Sajmir Tahiri, Ministër i Brendshëm, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, kanë kanë qëndruar për gati 1 orë në hotel Tirana në një takim informal, ku temë e diskutimit ka situata e kriminalitetit në vend dhe rreziqet që i vijnë vendit nga kjo.Ndërsa mendohet se një temë diskutimi midis Llallës dhe Tahirit të ketë qënë edhe ndërtimet pa leje.Në përfundim të takimit kreu i akuzës dhe inteligjencës shqiptare nuk kanë dashur të prononcohen për mediat. Kurse Ministri Tahiri ka qënë i qartë në atë që tha,duke u shprehur se kjo është koha për punë."Nuk kemi shumë për të thënë, kemi shumë për të bërë. Fjala kyçe është bashkëpunimi institucional kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” i është drejtuar Tahiri mediave.Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që ministri i Brendshëm Tahiri takon Llallën dhe Visho Ajazi Likën,por ky është takimi i parë që ul të tre krerët e këtyre institucioneve sëbashku. Duket se bashkëpunimi institucional do të jetë mjaft i rëndësishmë në luftën kundër fenomeneve që për vite me radhë kanë gjunjëzuar shtetin shqiptar.