PD, portal në faqe për denoncimet: Rama të ndalë revanshin e spastrimit në administratë

Partia Demokratike njoftoi sot se ka hapur një portal në faqen e saj zyrtare në internet për te gjitha denoncimet dhe presionet që i bëhen administratës,  në kuadër të asaj që e ka cilësuar revanshi politik i Ramës.Në një deklaratë për mediat, zëdhënesja e PD-se, Laura Vorpsi fton gjithë punonjësit që ndihen nën presion të bëjnë denoncimin e tyre në këtë faqe.“Nga sot PD ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal te ri, “Denonco presionin dhe largimin nga administrate. Të interesuarve do t’u ofrohet këshillim falas për të drejtat e nëpunësve dhe do të ndiqet çdo akt për largimin e padrejtë nga vendi i punës së administratë” tha ajo.Gjithashtu Vorpsi theksoi se Partia Demokratike i bën thirrje Ramës që të ndalë revanshin për spastrime në administratë.