BSH, Fullani: Do rritet borxhi publik, defiçitI tregtar ka pësuar tkurrje
Kriza e buxhetit po rëndohet gjithmonë e më shumë. Këtë radhë ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili ka paralajmëruar se duhet kujdes pasi borxhi publik do të vazhdoj të rritet.Sipas kreut të Bankës Qendrore rritja ekonomike do të jetë e ulët për muajt e mbetur të këtij viti. Guvernatori Fullani theksoi se ecuria e sektorit privat është ende e dobët, ndërsa ka pasur tkurrje të defiçitit tregtar të shkaktuar nga rritja e lartë vjetore e eksporteve.Ndërkohë në lidhje me bisedimet e zhvilluara me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Guvernatori Ardian Fullani, deklaroi se Banka e Shqipërisë ndan të njëjtat mendime më këtë institucion.“Diskutimet kanë qënë mbi ekonominë shqiptare dhe prespektivat e saj ku dua të citojë me pozitivitet që alternativat e Bankës së Shqipërisë do të jenë në të njëjtin drejtim me FMN-së. Sa i përket hollësive ne kemi të premten në konfererencë ku do të diskutojmë me rezultatet e misionit. Ajo që bie në sy është një diskutim me një dakortësi e plotë dhe ku natyrisht shikohen rrugë të qarta për një strukturim afatmesëm dhe prespektiva të qarta afatgjata” përfundoi Fullani.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndër të tjera theksoi se konsumi ka përmirësime modeste, ndërsa investimet janë në rënie.