Durrës, arrestohet arkitekti i bashkisë

Policia e Durreëit ka vënë në pranga arkitektin e bashkisë së këtij qyteti, 35 vjeçarin Adlei Likmeta.Arrestimi i tij është kryer brenda ambjenteve të bashkisq ku ai punonte në orët e mëngjesit të sotëm.Policia sqaroi se Likmeta është shpallur në kërkim ndërkombetar më datë 18.09.2013,  pasi në ngarkim të tij nga autoritetet italiane të drejtësisë është lëshuar urdhër arresti.Gjykata e Apelit Ankona Itali, me vendim të dhënë në 31 tetor të 2010 e ka dënuar me 9 vjet, 3 muaj e 14 ditë burg për  Trafik lëndësh narkotike.