Farmacistët: Jo taksë për kryqin jeshil në farmaci; Bashkia: Aplikohet prej 5 vitesh

50 farmaci janë gjobitur sepse nuk i janë përgjigjur Urdhërit të Inspektoriatit Tatimor të Bashkisë për të paguar taksën e kryqit që vendosin në ambjentet e jashtme.Kjo tabelë, simbolike për të gjithëvendet e botës, ku qytetarët orintohen se këtu ka farmaci mbahet nga të gjithë këto subjekte, por ka disa ditë që këta inspektorë ushtrojnë kontrolle dhe i detyrojnë farmacitë të paguajnë për këtë tabelë si të ishte një reklamë.Kryetari i Urdhërit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, i bëri apel kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha të ndalojë aksionin pasi ai është në shkelje të ligjit.Gjithashtu kreu i Urdhërit të farmacistëve ka kërkuar rishikimin e ligjit për shërbimin farmaceutik, sepse është hartuar para 10 viteve dhe nuk përmban më vendimet e reja të qeverisë që janë të nevojshme për përmirëisimin e shërbimit.Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkisë së Tiranës:“Është hera e parë që Bashkia e Tiranës ndesh në shqetësimin për taksën e tabelave të farmacive edhe pse kjo aplikohet prej 5 vitesh. Inspektorët e drejtorisë së tatimeve po zbatojnë vendimin e Këshillit Bashkiak, datë 25.02.2008, duke trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë çdo farmaci që ushtron aktivitetin në territorin e bashkisë. Deri më sot pranë DPTTV-së, nuk është paraqitur asnjë ankesë apo reklamim nga subjekte private apo shtetërore për mos aplikimin e kësaj takse.Bashkia e Tiranës ka qenë, është dhe mbetet e hapur për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjet më të mira në funksion të nxitjes së biznesit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, me çdo subjekt që ushtron aktivitet tregtarë në territorin e Bashkisë Tiranë. Prej më shumë se dy vjetësh, Bashkia ka vënë në prioritetet e saj mbështetjen e biznesit, ç’ka u dëshmua që me vendimin e parë të marrë nga kryebashkiaku Basha për heqjen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave vendore” u shpreh drejtoresha e Tatim-Taksave, Andia Pustina.