Një ditë në QSUT, çfarë ndodh jashtë ambienteve ku luftohet për jetën

Dyndje pacientësh, bashkë me ta edhe të afërm që i shoqërojnë. Makina që vetëm lëvizin dhe shkujdeshëm paguajnë faturën hyrëse, sirena autombulancash që duhet të çajnë trafikun për të shkuar në urgjencën qëndrore. Kjo është e zakonshmja e QSUT-së. Trafik-ndarëset e improvizuara me vazo lulesh që kërkojnë të frenojnë lëvizjet e gabuara të automjeteve nuk mundën ta ushtronin siç duhet funksionin e tyre.Shqetësimi e nervozizmi për pacientin humb vëmendjen për të respektuar rregullat e qarkullimit. Kioskat e baret kanë ngushtuar rrugët, hapësira që dikur ishin të QSUT-së, ndërsa ambulatorët bëjnë tregëtinë e përditshme. Por përveç kësaj, makinat hynë e dalin edhe për të shkuar në rrugën tjetër, ku të kamurit nuk mendojnë as për pagesën 100 lekësh në portën hyrëse. Studentët dhe praktikanët shtojnë më tepër lëvizjet. Nga ky kaos dyndjesh do të nisë puna për të rregulluar imazhin dhe ambjentet e jashme në QSUT.Parkimet janë të pakta dhe policia private kërkon respektim të rregullave. Bareve dhe lokaleve i është dhënë urdhër për tu hequr, të paktën kjo u konfirmua publikisht nga Ministri i Shëndetësisë një ditë më parë. Drejtoresha e 8-të e QSUT-së, Ogerta Manastrilliu, e nis punën e saj nga jashtë për të vijuar më pas me problemet e brendshme, aty ku pacientët ndodhen në betejen me vdekjen, e ku familjarët i drejtohen farmacive të shumta që vetëm në pak metra ndahen.E nësë të gjithë drejtuesit e rinj zotohen se do të ndryshojnë imazh dhe do të përmirësojnë shërbimet, a ka QSUT-ja një master plan?Kjo është vetëm imazhi i QSUT. Realisht QSUT kërkon një mirëmenaxhim të fondeve, edhe pse për drejtuesen e re është një sfidë që do të niset me një borxh prej 22 milion dollarësh, mungesë ilaçesh e materialesh mjekësore e deri tek infrastrukura e kësaj qëndre. 100 apo 300 ditë, është çështje kohe, zbatimi i legjislacionit është urgjencë pa kompromis.