Ministrat pa zyra dhe zëvendësa, pritet kthimi i Ramës për normalizimin e qeverisë

Kur kanë kaluar afro 2 javë nga dita e betimit në qeverisë, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni  dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj po shijojnë ende strehimin e përkoshëm në selinë e kolegëve.Që ngaa dita e parë e nisjes së punës së ekzekutivit të ri, ministrja Gjermeni, së bashku me kabinetin e saj janë vendosur në Ministrinë e Transporteve  dhe Zhvillimin të Infrastrukturës, në pritje për t'u vendosur më pas në ambientet e ish- Ministrisë së Kulturës, një godinë e cila ndodhet përballë Ministrisë së Brendshme dhe që aktualisht mban disa agjenci qeveritare.Të njëjtën situatë po përjeton edhe ministri, Arben Ahmetaj, i cili së bashku me stafin e tij të ngushtë po mirëpritet në ambientet e ish-ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës.Ministria e Ahmetajt do të zhvendosjes në gjysmën e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të bashkëjetojnë bashkë me ministrinë e Financave, e cila nuk do jetë më pranë Kryeministrisë, pasi në godinën e saj do të qëndrojnë 3 ministrat e shtetit.Ndërkohë puna po vijon edhe në godinën e Akademisë Ushtarake ku do të zërë vend ministria e Mbrojtjes, ndërsa ministria e Kulturës  do të zhvendoset në zonën e Kinostudios, pranë “albafilm”Pavarësisht ristrukturimit të ministrive, që u shoqërua me emërtime të reja, i vetmi dikaster që ka ndryshuar emrin është ai i ekonomisë.Ministria e transporteve vijon të mbajë të njëjtin emër, ndërsa ajo e Kutlurës, nuk ka asnjë tabelë.Por përtej ambjentit, ajo çfarë mbetet shqetësim kryesor për ministritë  e reja është mungesa e strukturave.  Projektin ministritë e kanë gati, por për tu miratuar pritet rikthimi i kreut të qeverisë Edi Rama.Në dorë të Ramës mbetet edhe përcaktimi i emrave të zëvedësministrave, që pritet të jenë nga 2 për çdo ministri.Deri tani socialistët kanë mbajtur të fshehtë emrat, pavarësisht se në disa prej dikastereve po lakohen një sërë emrash. Arjan Kraja dhe Gjergji Teneqezhi janë emrat e lakuar për në Ministrinë e Mbrojtjes.Në ministrinë e energjisë dhe industrisë pritet emërimi si zëvendësministër i Ismail Ukës ndërsa ministria e arsimit pritet të ketë zv.ministër Nora Malaj e LSI-së ndërsa emri i dytë pritet të jetë nga radhet e PSD-së të Skënder Gjinushit.Ndërkohë që lista që kreu i LSI  Ilir Meta ka përgatitur për Ramën mban edhe emrin e Sokol Dervishaj si zv/ministër i Jashtëm, Majlinda Lazimi  si zv/ministër i Integrimit  dhe Dorian Duçkollari te Energjitika.Zëvendës ministër tek Shëndetësia pritet të propozohet Gjergji Koja kryetar i PS së moderuar. Në pikëpyetje mbeten përfitime në rang zv.minsitrash të deputetit të PDKSH Mark Frroku  si dhe Petro Koçit .Këto pikëpyetje do të marrin përgjigje me kthimin e Edi Ramës nga SHBA.