Vrau grekun, arrestohet vlonjati, ngjarja 3 vjet më parë në shtetin helen
Operacioni i koduar “Transferimi”,organizuar nga efektivet e krimeve te renda ne drejtorine e policise se Vlores ka vene ne pranga shtetasin Marjo Ramaj ,28 vjeç nga fshati Picar,komuna Armen ne po kete qytet. Sipas informacioneve behet me dije se ky person ka vrare me nje mjet preres shtetasin grek me inicialet J.L.Ngjarja eshte shenuar ne Petralona te Greqise, ne banesen e viktimes me date 6 shkurt te vitit 2010. Proçedimi ndaj ketij shtetasi ka nisur ne Greqi dhe eshte transferuar me pas ne vendin tone. Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, ka caktuar masen e sigurise “arrest ne burg” per 28-vjeçarin Marjo Ramaj.Strukturat e drejtorise se policise se qarkut Vlore, jane duke shkembyer informacione me agjensite ligjzbatuese ne Greqi, pasi dyshohet se ky shtetas te jete autor edhe i disa ngjarjeve te tjera kriminale ne kete shtet.Marjo Ramaj ka qene person i shumekerkuar nga autoritetet greke, por ne te gjitha tentativat per arrestimin e tij ai ka mundur t’i shpetoje forcave te policise.Njekohesisht, strukturat kunder krimit ekonomik ne po kete Drejtori, kane arrestuar shtetasin e shpallur ne kerkim Vilson Lushaj 45 vjeç perpastrim te produkteve te vepres penale si dhe falsifikim dokumentash.Ky shtetas ka mundur te pervetesoje nje truall rreth 22 mije metra katrore me nje vlere 3 milione euro.