Vijon fluksi i klandestinëve, hyjnë nga Greqia me synim vendet e BE-së
Trafiku i klandestineve nga vendet e treta drejt shteteve europiane,vazhdon thuajse ☼do dite ne jug te vendit, kryesisht ne Gjirokaster. Burime nga policia lokale e ketij qyteti,bejne me dije se serish eshte bere e mundur bllokimi i 10 shtetasve palestineze,mes tyre gra e femije te mitur.Ndryshe nga heret e tjera,klandestinet kane zgjedhur te kalojne postoblloqet e policise, duke udhetuar me autobus si pasagjere te thjeshte, por serish jane ndaluar nga sektori kunder trafiqeve prane drejtorise se policise së qarkut Gjirokaster prane fshatit Jorgucat te Dropullit te Siperm. Sipas te njejtave burime,mesohet se po ndiqet ne gjendje te lire edhe drejtuesi i mjetit me inicialet L.L.Vija e gjelber e pikes kufitare të Kakavijes po shfrytezohet prej mujash te tere nga klandestinet dhe personat qe meren me trafikimin tyre.Vetem gjate stines se veres,numri i personave te ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga policia e Gjirokastres shkon mbi 900,qe te gjithe nga vende si Pakistani, Afganistani, Maroku etj,te cilet hyne ne menyre ilegale ne vendin tone dhe po ne njetjen menyre largohen prej saj.Nga ana e policise se Gjirokastres ka nisur hetimi per disa persona te cilet kryejne trafikimin e ketyre shtetasve, nderkohe qe dy prej tyre jane arrestuar.Referuar informacioneve te marra prane drejtorise se policise se qarkut Gjirokaster,mesohet se shtetasit te cilet meren me trafikimin e klandestineve jane kryesisht nga qyteti i Fierit.