Angli, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës
7 shqiptarë, anëtarë të një bande droge me aktivitet në Britani, janë dënuar me 57 vjet e 10 muaj burg nga gjykata Southwark Crown, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Admir Doda 37-vjeç, Aurrell Marqueshi 33-vjeç, Hysena Meta 37-vjeç, Henri Stafhansi 30-vjeç, Bledar Hyselinka dhe Florian Koxha, të dy 29-vjeç, kanë pranuar përfshirjen në trafikun e kokainës, shumica banues në veri dhe perëndim të Londrës.Admir Doda
Aurrell Marqueshi
Hysena Meta
Henri Stafhansi
Bledar Hyselinka
Florian Koxha
Elasaf Marqueshi
37-vjeçari Admir Doda, lideri i bandës është dënuar me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Elasaf Marqueshi që sipas gjykatës ka luajtur një rol të vogël në aktivitetin e bandës, u dënua me 5 vjet e 3 muaj burgim.Banda është akuzuar se ka trasportuar të paktën 100 kg kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, për manjatët e drogës në Southhampton.Të gjithë anëtarët e bandës, shtetas shqiptarë dhe me origjinë nga Kosova kanë pranuar se kanë shpërndarë, transportuar dhe shitur drogë që nga Janari i vitit 2011 e deri në Nëntor të vitit 2012.Droga paketohej në pako të vogla dhe futej në çorape të cilat lyheshin me ilaçin kundër ftohjes, Vicks Vapour Rub, për të larguar erën e kokainës që të mos nuhatej nga qentë antidrogë. Këto pako të vogla fshiheshin në vende të ndryshme të makinës.
Gjatë operacioneve të shpërndarjes dhe transportimit, banda përdorte rreth 27 makina të ndryshme.
Gjykatësi i çështjes u shpreh se ky është rrjeti më i madh i kontrabandës i kapur në vitet e fundit, ndërsa ka shtyrë vendimin për dënimin e dy shtetasve britanikë të arrestuar si bashkëpunëtorë me bandën, Connor, nga Chichester, dhe Flaherty, nga Southampton, vendim që do të merret në një datë të mëvonshme.