Durrës, aksidentohet eskorta e Presidentit Bujar Nishani

Një automjet i shoqërimit të presidentit të republikës, Bujar Nishani është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ndërsa kreu i shtetit nuk ka pësuar asnjë lëndim.Aksidenti u shënua rreth orës 08:25 minuta në zonën e plazhit në Durrës, pranë vilave qeveritare.Me anë të një njoftimi zyrtar Ministria e Brendshme njoftoi se në aksident u përfshi mjeti tip "Skoda Oktavia", me targë MB 007 AA, i cili ndodhej në krye të eskortës së presidentit.Në njoftimin zyrtar saktësohet se automjeti i shoqërimit po dilte nga zona e rezidencave qeveritare në aksin rrugor në drejtim të Tiranës, kur është goditur në mënyrë aksidentale nga mjeti "Benz", ngjyrë gri me targë të huaj Lu TR 320 me drejtues shtetasin Shpëtim Suma, 36 vjeç, lindur në Tropojë e rezident në Gjermani.Për pasojë të aksidentit drejtuesi i automjetit të eskortës është dëmtuar lehtë dhe gjendet në ambientet e spitalit të Durrësit.Eskorta presidenciale ka lëvizur drejt destinacionit ndërsa në vendin e ngjarjes mbetën vetëm makinat e dëmtuara. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet procedurale për rastin nga një grup i përbashkët me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.