Tiranë, zhvillohet Konferenca e Tretë e Medias në Evropën Juglindore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2013, 09:00
Nis sot në Tiranë Konferenca e Tretë e Medias në Evropën Juglindore.Konferenca do të hapet nga Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijtatovic.Konferenca do të fokusohet në gjendjen e transmetuesve publikë, autoriteteve rregulluese dhe në kalimin në transmetimet numerike në Evropën Juglindore.Mbi 180 gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe akademikë të rajonit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, do të diskutojnë për mënyrat për të ecur përpara.