"Kryeqyteti i europian i kanabisit", dokumentar në tv francez "M6" për Lazaratin
Shqiperia është bërë pjesë e një dokumentari në Tv francez "M6". Në fakt bëhet fjalë për fshatin simbol të drogës, Lazaratin, të cilin gazetari i Frances e cilëson si kryeqyteti evropian i kanabisit.Në këtë dokumentar theksohet se në vitet e fundit Shqipëria është bërë prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë. Në një vend ku pirja e duhanit ndalohet, një fshat i tërë është i angazhuar në kultivimin e kanabisit.Aty veçohet fakti se policia ose "janë të pafuqishëm ose të korruptuar" që nuk ndërhyjnë në këtë vend që udhëhiqet nga trafikantët e drogës."Lazarati është i vendosur në jug të Shqipërisë, disa kilometra larg Greqisë që përbën edhe kufirin me Bashkimin Evropian, një pozitë gjeografike strategjike për të shitur prodhimin e drogës", theksojne gazetaret franceze.Dokumentari citon faktin e pamundësisë për të hyrë në këtë zonë, "në të cilën fillimisht do të paralajmërohesh butësisht dhe nëse është nevoja do të kërcënohesh edhe me armë"."Ata ofrojnë vende pune për të rinjtë nga e gjithë Shqipëria. Punëtorët sezonal punësohen përmes kontratave gojore dhe paguhen në mes të 70 dhe 150 euro në ditë. Një punëtor i thjeshtë mund të mbledhë deri në 4000 euro në muaj, që është pesë herë më shumë se mesatarja e një punonjësi shqiptar", thuhet në dokumentar.“E puna e këtyre punëtorëve sezonal është ujitja e bimëve, të cilave u nevojiten 10 litra ujë në ditë" thote gazetari i M6."Lazarati është një fshat i largët i maleve të Shqipërisë disa kilometra larg nga qyteti i Gjirokastrës, i shpallur pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO. Sot, turistët përveç gurëve të vjetër të kalasë mund të shohin edhe një pamje surreale të 300 hektarëve kanabis në luginë", përfundon dokumentari në Tv francez "M6".