Bushati: Do çlirojme AMA-n nga kontrolli politik, jo me reklama me fonde shtetërore

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur sot se qeveria e re do të ndërmarrë reforma të thella për median duke filluar nga AMA e deri në shpërndarjen e reklamave shtetërore. Duke folur në konferencën e OSBE-së për median, Bushati theksoi se gjatë 2 viteve të fundit janë miratuar reforma të rëndësishme për median.“Unë jam krenar që jam pjesë e një qeverie që mori votë plebishitare në zgjedhje. Politikbërësit kanë për detyrë të zbatojnë lirinë e medias, por edhe ta garantojnë atë duke krijuar ambientin e përshtatshëm. Dy vitet e fundit ne kemi miratuar reforma të rëndësishme për median, miratuam ligjin e ri audiovizuale, fryt i bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës. Po kështu, një numër shoqatash civile kanë paraqitur një draft për aksesin në informacion. Qeveria e re do të zhvillojë kushtet për miratimin e një ligji për transparencën e informacionit. Ne e dimë se sado i mirë të jetë ligji, ai nuk vlen nëse nuk ka zbatohet dhe nuk ka vullnet politik” ka theksuar Bushati.Sipas tij një nga prioritet e qeverisë është edhe reformimi i medias publike dhe dhënien fund të paktikave klienteliste të shpërndarjes së reklamave shtetërore“Me rëndësi është aktiviteti i Televizionit Shqiptar, duke e kthyer atë në një institucion të denjë të taksapasguesve. Na duhet ta çlirojmë AMA-n nga kontrolli politik që t'u afrojmë të gjithë transmetuesve, barazi. Po ashtu, kemi ndaluar përdorimin e fondeve shtetërore nga ministrat për reklama dhe kjo shprehet fare mirë edhe në kodin etik të miratuar nga qeveria. Ne jemi të angazhuar për ti dhënë fund praktikake klienteliste të ndjekura deri më tani për shpërndarjen e reklamave shtetërore por do të angazhohemi tek procedurat transparente sipas standarteve europiane” u shpreh Bushati.Kjo është Konferenca e tretë e Medias në Evropën Juglindore, në të cilen morën pjesë mbi 180 gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe akademikë të rajonit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, për të diskutuar mbi garantimin e lirisë së medias, pavarësisë së financimit dhe se çfarë duhet të bëjë shteti për ta parë median si një aleate të rëndësishme kundër korrupsionit.