Vendimet e qeverisë "Rama", Halimi: Antikushtetuese dhe qesharake, kishim të drejtë, gënjyen

Të vonuara, aq sa edhe qesharake i vlerëson vendimet eqeverisë së re, të publikuara vetëm sot të plota, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Eduart Halimi. Përmes rrjetit social facebook,fill pas publikimit të vendimeve në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ish-ministri i Drejtësisë Halimi thekson se u vërtetuan pretendimet e opozitës se vendimet e marra ne mbledhjen e pare te qeverise Rama ishin ne kundershtim flagrant me kushtetuten dhe ligjet e vendit.“Para 2 ditesh argumentuam se vendimet e marra ne mbledhjen e pare te qeverise Rama ishin ne kundershtim flagrant me kushtetuten dhe ligjet e vendit. Argumentuam se se ato nuk ishin hartuar fare, ne momentin qe nxituan ti publikonin te dielen ne ëebin me bojra te tjera.Shihini sot qe u publikuan! Titujt jane krejtesisht te ndryshem. Vendimi per ndalimin e plehrave, nuk qenka vendim, por ligj. Titulli eshte krejtesisht i ndryshem nga ai qe ju tregua shqiptareve. Vendimi per heqjen e fotos se Presidentit ka emertim dhe reference krejt tjeter. Vendimi per Kodin etik eshte nje akt me referenca ligjore te gabuara, teresisht qesharak, me rregulla qesharake sipas te cilave ministrat u dashkan te zbatojne Kushtetuten, u dashkan te zbatojne vendimet e qeverise ( po keto jane kerkesa para-bazike) dhe se duhet te njoftojne Ramen kur mungojne !!!” shkruan Halimi.Sipas Halimit Rama u mundua ti genjejë qytetaret 10 min pasi beri betimin tek Presidenti dhe sot tre ditë pas ju dolen genjeshtrat.“Shihni sa amatore dhe te paafte. Te paren mbledhje qe beri, ne kundershtim flagrant me Kushtetuten, te parat vendime qe morri ishin te genjeshterta. U mundua Rama ti genjej qytetaret 10 min pasi beri betimin tek Presidenti.Sot publikon te tjera vendime nga ato qe tregoi, vendime antikushtetuese dhe qesharake.Kaluan 3 dite dhe ja ku jemi. Ne kishim te drejte, ata genjyen.Ne u treguam te verteten qytetareve ata edhe pse e mbajten te fshehte 3 dite, sot ju dolen genjeshtrat. Qesharake dhe diletante, qe ne hapin e pare” përfundon Halimi.

Kodi etik, Halimi: Shiheni pak çanten ne krah te Rames, si dhurate

Kabineti eshte ne mbledhjen e pare duke miratuar kodin etik ne nenin 29 te te cilit NDALON antaret e Keshillit te Ministrave te marrin dhurata. E gjeni dot marken dhe vleren e dhurates qe Rama apo ndonje antar tjeter qeverie po ua tund shqiptareve para syve?!! Me ke tallen keta!!!