Rama “ultimatum” Ministrave: Brenda javës reformën strukturore të çdo Ministrie
Kryeministri Edi Rama mbajti mbrëmjen e sotme mbledhjen e dytë me kabinetin e tij qeveritar. Rama gjatë mbledhjes së sotme, u ka kërkuar Ministrave paraqitjen brenda një jave të planeve për reformën strukturore në çdo ministri.Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave është përmbyllur me marrjen e dy vendimeve:1- Përcaktimi i fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.2- Përcaktimi i Fondit për funksionimin e ministrive të reja.Fill pas mbledhjes së qeverisë, Kryesocialisti i është drejtuar qytetit bregdetar të Durrësit. Rreth orës 21:00 ai ka zhvilluar një takim me kryesinë e Partisë Socialiste në ambjentet e një lokali në bregdet, ndërsa vlen të theksohet fakti se kjo është mbledhja e dytë e kryesisë së PS që prej zgjedhjeve të 23 qershorit.