Rama intervistë në "Euronews": Pres që brenda 10 vitesh Shqipëria të jetë në BE
Shqipëria do t'i bashkohet BE-së "brenda 10 viteve të ardhshëm", kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për "Euronews"."Ne kemi bërë progres mjaft të madh, por ka ende shumë punë. Unë shpresoj shumë që në 10 vjetët e ardhshëm, ambicia jonë të përmbushet dhe Shqipëria të jetë anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian", tha Rama ne intervisten e realizuar pas vizites dyditore ne Bruksel.Edhe pse ishte mjaft e lodhshme, Kroacia arriti më në fund të hynte në BE. Por, nga ana tjetër, Shqipëria është vendi më pro evropian në të gjithë kontinentin. Shqiptarët e shohin me mjaft pozitivistet Bashkimin Europian. Pra nëse ne arrijmë të anëtarësohemi, do të sjellim energji pozitive dhe entuziazëm” - ka deklaruar Kryeministri i ri shqiptar.Rama ka theksuar me tej se korrupsioni ne vend është rezultat i mosfunksionimit të sistemit, dhe nuk është në ADN-në e njerëzve.“Korrupsioni ka zhgënjyer jo vetëm popullin tonë, por edhe një sërë popujsh që jetojnë rreth nesh. Nëse zgjerimi i BE-së refuzohet, atëherë ky zhgënjim do të mbetet i përhershëm ndër familjet shqiptare, serbe, maqedonase dhe malazeze. Unë mendoj se çdo vend që i bën oponencë zgjerimit të BE-së, e bën këtë për arsye më të mëdha se korrupsioni. Këto janë çështje politike që lidhen me zhvillimet në Europë. Unë mendoj se korrupsioni është rezultat i mosfunksionimit të sistemit, dhe nuk është në ADN-në e njerëzve. Nëse ju merrni një shqiptar në administratën britanike, ai nuk do të bëjë kurrë korrupsion, pasi kushtet dhe sistemi nuk është i tillë. Por nëse ne marrim njerëz nga ky vend të punojnë në Shqipëri, atëherë ka shumë shance që ai të korruptohet”deklaron Rama.