FMN jep alarmin për borxhin publik, Rama: Do shlyejmë borxhin ndaj biznesit

Fondi  Monetar Ndërkombëtar jep alarmin në lidhje me nivelin e borxhit publik në vend. Në një seminar rajonal për ekonominë kreu i i misionit të FMN-së që ka mbërritur gjatë ditës së sotme në Shqipëri i kërkoi qeverisë së re që të merret masa të menjëhershme.Nadeem Llahi deklaroi se rritja e borxhit rrezikon ecurinë e ekonomisë në vitet në vazhdim. Kreu i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë Rama që të veprojë urgjentisht në sektorin e tatim-taksave."Nga ajo që ne kemi parë deri më tani mund të vlerësojme se ka një rritje të vazhdueshme të borxhit.Vlerësimet po vazhdojnë ende dhe kjo na bën të mendojmë se borxhi publik mund të ketë një nivel më të lartë nga ajo që dihet. Deficiti i lartë buxhetor është një rrezik tjetër që do të ndikoj në rritjen e borxhit publik më tej duke rrezikuar kështu ecurinë ekonomike në vitet në vazhdim. Kjo do të thotë se duhet që të merren masa sa më shpejt dhe me shumë kujdes. Ajo që duhet trajtuar urgjentisht është mbledhja e taksave” theksoi ai.Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka garantuar sot shlyerjen e borxhit që shtetit ka ndaj sipërmarrjeve private.Duke folur në konferencën me temë “Prespektivat e biznesit në Europën Juglindore”, kryeministri Rama theksoi se ky borxh do të shlyhet pavarësisht kostove."Borxhi ndaj sektorit privat futi ekonominë në një ngërç dhe paralizoi në një masë të konsiderueshme fuqinë ndikuese të bankave mbi ekonominë për shkak të ndërthyrjes së këtij zinxhiri. Ne po përpgatitemi një orë e më parë ta shlyejmë këtë borxh. Nuk mund të bëjmë sikur ky broxh nuk ekzsiton dhe t’ia lëmë në kurriz sektorit privat dhe kompanive që po asfiksohen. Do të shlyejmë borxhin me çfarë çdo kostoje" tha Rama.Rama gjithashtu theksoi se qeveria e re do të ndjekë një model të ri ekonomik që do të bëjë të mundur  rritjen e qëndrueshmërisë të ekonomisë së vendit."Ne kemi marrë votën për ti dhënë jetë një profili të qartë ekonomik dhe me një strukturë që na ofron me ekonominë europiane si një ekonomi që provon suksese përmes lirisë së konkurencës. Dhe për këtë arsye ne synojmë që të adresojmë disa çështje kyçe për të filluar një proces të rimëkëmbjes së ekonomisë në një afat të shkurtër pa pretenduar që kjo rimëkëmbje të jetë e menjëhershme. Ne duam të mbeshtetemi mbi politikat themeltare të hapjes se tregjeve, privatizimeve që janë të patjetërsueshme  në një process demokratizimi të ekonomisë, por ne besojme për vetë përmbajtjen dhe numrin e popullsisë sonë që ndrysjimi I marrëdhënieve të shtetit dhe ekonomisë, qeverisë me sipërmarrjes, është një bazë me të cilën mund të ngremë shumë më pas. Duam që të ndërtojmë një model të ri të rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike dhe të orientohemi drejt një marrëdhënie të re me biznesin, politika të punësimit dhe të stimulimit dhe mbështetjes së financimeve në ekonomi" tha Rama.Sipas Ramës, Shqipëria përjeton një krizë sistemike që vjen si pasojë e neglizhimit apo mosadresimit disa vjeçar të nevojave të ekonomisë.“Ndërsa ishte pak e prekur nga kjo krizë, edhe e shkallës së ulët të ekspozimit në tregjet globale financiare, mosveprimit nga ana e autoriteteve dhe refuzimi për ta parë dhe ndarë me publikun realitetin ekonomisë coi në një thellim të përshpejtuar të problemeve konjukturore dhe strukturore, në rënie të kërkesës së brendshme, të punësimit, të shtimit të kredive të këqija dhe ngadalësimit të kreditimit të ekonomisë dhe në rënie dramatike të rritjes ekonomike. Ne do të fillojmë menjëherë auditimin e sistemit tonë të administrimit të parasë, se ne gjendemi në një situatë që e kemi ndarë ekonominë në dysh, në atë të buxhetit dhe në atë të sektorit privat ndaj të cilës shteti ka përgjegëjsi të rëndë për shkak të një brxhi të akumuluar” tha Rama.Në tetor mblidhet Këshillit Ekonomik KombëtarKryeministri Rama lajmëroi gjithashtu se në muajin tetor do të mblidhet Këshillit Ekonomik Kombëtar."Muajin e ardhshëm do të ngremë dhe do të vëmë në punë Këshillin ekonomik kombëtar, që do të ulë të gjithë protagonistët. Kryeministri, ministri i Financave, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, guvernatorin i Bankës, përfaqësues të sektorit bankar, sipërmarrës, investitorë të huaj dhe një numër këshilltarësh të nivelit botëror e në mënyrë sistematike do të diskutojnë për mbarëvajtjen e strategjisë tonë të re të zhvillimit. Të garantojë se epoka e marrjes peng nga drejtorë doganash, e tatimesh të marrë fund duke hapur një epokë ku njeriu që merret me biznes të vendoset në piedestal si njeriu që merret me sport e muzikë" tha Rama.Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është shprehur sot se ekonomia shqiptare ka ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe ekulibrat makro-ekonomik."Ekonomia shqiptare është likuide, e mirëkapitalizuar dhe ka pasqyraur punën e kujdesshme të Bankës së Shqipërisë. Politikat e BSH bëNë që sistemi të mos përballej me masa ekstreme që mund të kërkonin përdorimin e fondeve publike” u shpreh Fullani.Fullani është shprehur gjithashtu se integrimi rajonal është hap i domodoshëm që duhet t’i paraprijë integrimit europian.“Krijimi i zonave të unifikuara në terma të tarifave doganore, sistemeve ligjore, integrimi financiar krijon incentivat e duhur për thithjen e investimeve të huaja dhe rrit kredibilitetin tek partnerët tanë europianë. Për të monitoruar më mirë ekonomitë bankat qendrore në botë po mbështetin politikën monetare me ndërmarrjen e masave makroprudenciale. BSH ka një strukturë të ngjashme me strukturën që aktualisht po adaptohet Banka Qendrore Europiane” tha Fullani.