Vrasja e 34-vjeçarit në Athinë, bastisen zyrat e Partisë Lindja e Artë

Policia greke ka bastisur zyrat e partisë Lindja e Artë në Athinë, pasi një mbështetës i saj ka therur për vdekje një person. Pavlos Pyassi, 34 vjeç, i cilësuar nga mediat greke si një aktivist anti-fashist, ka vdekur në spital, të mërkurën në mëngjes.Policia ka thënë se ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili ka pranuar se ka vrarë Pyssasin dhe se është mbështetës i Lindjes së Artë - parti kjo e ekstremit të djathtë. Partia në fjalë ka dënuar vrasjen dhe ka mohuar çdo përfshirje në të. Ajo nuk pranon se ka besime neo-naziste, ndonëse anëtarë të saj janë akuzuar për kryerjen e qindra sulmeve raciste.Ngjarja u regjistrua mesnatën e të martës, ku 34-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në lagjen Keratsini të Pireut në Athinë. Ngjarja ka ndodhur kur 34-vjeçari grek ka dale bashke me disa miq te tij nga nje klub, ku është konfliktuar me fjale me dy grupe te rinjsh te veshur me rroba te zeza, qe sipas deshmitareve okulare i perkasin partise neonaziste Agimi i Arte.Me pas ai eshte perpjekur te largohet, por nje person tjeter qe e ka ndjekur me makine ka dale prej saj dhe e ka qelluar me thike. Megjithese gjate gjithe kohes kane qene te pranishem aty prane nje grup prej kater policesh, ata kane nderhyre vetem pas aktit te vrasjes, duke arrestuar autorin.Sipas informacioneve të para, viktima qe ishte pjesëtar i grupeve te majta, i njohur per veprimtarine e tij antifashiste eshte sulmuar nga nje grup ekstremistesh te djathte. Policia greke qe ka arrestuar nje 45-vjeçar si autorin e krimit po heton nëse bëhet fjalë për një vrasje me motive politike, e para pas disa vitesh ne Greqi.Gjithashtu jane shpallur ne kerkim edhe disa persona te tjere.Partia politike Bashkepunimi i Majte Antikapitalist ka bere thirrje per protesta te fuqishme te grupeve te majta ne vendgjarje pasditen e se merkures duke akuzuar ekstremistet e djathte, ndersa Agimi i Arte me nje deklarate per shtyp ka mohuar pjesëmarrjen e anetareve te tij ne kete incident.