Çertifikohen subjektet politike për zgjedhjet e 3 nëntorit

Janë certifikuar të gjitha subjektet politike që kanë aplikuar në KQZ për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, përfshirë edhe nismat serbe të veriut të Kosovës.KQZ ka njoftuar se në mbledhjen e saj të 52-të, të kryesuar nga Valdete Daka, është përmbyllur procesi për certifikimin e subjekteve politike që pretendojnë pushtetin lokal më 3 nëntor.Subjektet e veriut pasi e kanë ndryshuar emrin, janë certifikuar me rekomandim të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike.9 Subjektet e fundit që janë certifikuar janë, si vijon:* Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës LDD (AAK LDD)* Partia Demokratike e Kosovës (PDK)* Nova Snaga* Partia Socialdemokrate (PSD)* Samostalna Liberalna Stranka (SLS)* Lëvizja Vetëvendosje! (VETËVENDOSJE!)* G. I. Srpska* Gradanska Iniciativa Zajedno* GI SDP – Oliver Ivanovic (GI SDP OI)Iniciativa që thuhet se e ka përkrahjen e qeverisë në Beograd, kishte aplikuar me emrin Iniciativa “Serbija”, mirëpo ajo është certifikuar vetëm pasi e ka ndrruar emrin ne Iniciativa e qytetarëve serbë, "G. I. Srpska".Edhe subjekti politik i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq e ka ndrryshuar emrin në “Iniciativa Qytetare – Partia Social Demokrate – Oliver Ivanoviq”.Ky i fundit kishte aplikuar me emrin “Serbia, Demokracia, Drejtësia”.